Iluzionisti Nadir Mura: “Nuk e njohim botën, politikanët atë që thonë sot e pështyjnë nesër se nuk vendosin ata”

Nadir Mura është një iluzionist dhe ka qenë drejtues prej vitesh i programit “Enigma”. Ai është në një lidhje direkte nga Roma me “Zonë e Lirë”, ku ka mbështetur lëvizjen dhe pretendimet e Cakos mbi konspiracionin lidhur me koronavirusin.

Ai ka mbështetur kauzën që bëri të ditur Cako, marshimin paqësor nga Parku Rinia tek Kryeministria më 2 qershor në kryeqytet.

“Unë e kam për detyrë që nëse di diçka, ta ndaj me njerëzit. E para, ne nuk e njohim aspak botën që rrethon. Të gjithë e kemi kuptuar se nëse nuk je pjesë e një sekti, s’mund të jesh as president, asgjë. Të gjithë politikanët atë që thonë sot, e pështyjnë nesër sepse nuk e vendosin ata. Pse mos ta besojmë se ka sekte që drejtohen nga aliene, kur ne nuk e njohim fare botën? Nëse këta grupe sektesh, i japim të drejtë atyre që na kontrollojnë nga alienët, ata me anë të frekuencave mund të modifikojnë trurin tënd. E drejta e njerëzve është të jetojnë në një botë të lirë siç lindin të lirë.

Sot ne jemi në një botë që nuk vendosim dot më asgjë. E vërteta është se ligjet i bën dikush tjetër siç i do qejfi atij dhe ti nuk vendos asgjë fare.  Ai mikroçipi është bërë gati, nëse populli nuk debaton, atëherë vaksina me forcë do i bëhet gjithë botës”, u shpreh Nadir Mura.

Ju mund të pëlqeni dhe këto