Flower
Flower

“Është e rreptë”, Gena zbulon ç’i punon gruaja kritikuesve të tij në rrjetet sociale

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar këngëtari i njohur Gena, i cili ka zhvillluar një intervistë në studio.

“Gena duhet ta pranosh sonte, përveç menaxhimit, gruaja jote Lorena zihet në rrjetet sociale me të gjithë ata që nuk të kanë dhe aq xhan?”, ka qenë pyetja që i ka bërë Çani Genës, i cili ka qeshur dhe më pas është përgjigjur.

“Unë mendoj që zihet, i shan nga nëna të gjithë… Menaxherja tani është shumë e rreptë, që do të thotë mezi po pret pushimet. Sapo të mbaroj sezonin, do bëj pushime me menaxheren”, ka thënë Gena, duke treguar se pas sezonit, do të nisi pushimet me gruan.

Ju mund të pëlqeni dhe këto