“I kam dërguar materiale biblike Bashës e Ramës”, Mehmet Gega i kthehet Çurit: “Keni nevojë për ndihmë”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar Mehmet Gega, i cili është një pastor i pazakontë që çdo të premte shikon emisionin.

“Erdhi një moment që u lodhe dhe the se ‘nuk u ndryshuakan gjërat’, unë prandaj reagova. Në pozicionin e një bariu, jam i kujdesshëm që ta ushqej personin dhe të rritet e të rrijë në këmbë. Çuri është bërë pre, duhet ndihmuar”, ka thënë Gega.

“Që të ndihmoni njerëzit, mirë e keni si mision, por duhet t’i jepni lirinë atyre që të zgjedhin a duan ndihmë. Jeni pak i dhunshëm në këtë pjesë. Sigurisht që ju jeni bari i atyre deleve që iu pranojnë si bari. Një nga neurozat më popullore në botë është se ka njerëz që besojnë se janë mesia, i dërguari i Zotit. Unë do t’i bëja thirrje çdo njeriu që të ketë kujdes në këtë pjesë, sepse feja është shëruese kur perceptohet në mënyrë të shëndetshme. Por mund të kthehet në neurozë nëse nuk perceptohet në mënyrë të shëndetshme”, i tha Çuri Gegës.

“Unë thashë që ju keni nevojë për ndihmë, nuk dhunova personin tuaj që hajde të jap ndihmë. Unë diagnostikova situatën dhe ju ndihmova se ju keni nevojë për ndihmë. Unë s’jam pjesë e një komuniteti fetar. S’duhet të bëhesh pre e filozofisë. Ju keni mundësinë të bëni namin me këtë emision, ta ndërtoni në mënyrë të tillë që të ndihmoni njerëzit”, tha Gega.

“Jo fare, s’kërkoj ndihmë. Ju s’mund të më ndihmoni mua”, i tha Çuri Gegës.

“Jam këtu për t’iu peshkuar juve të gjithë si televizion… Kjo bisedë e jona është produkt pas 24 vitesh komunikim me politikanë, si Lul Basha, Rama, Berisha, etj, këtyre u kam dërguar materiale biblike. Edhe Shtëpisë së Bardhë i kam dërguar materiale biblike, kur ka qenë presidenti George Bush në atë post, edhe Trump dhe Obamës i kam dërguar materiale biblike”, ka thënë Mehmeti.

Ju mund të pëlqeni dhe këto