Flower
Flower

“I dogjët mandatet se keni mbështetjen e Moskës?”, Basha: “Jam politikani më europian në vend”

Arian Çani i ka drejtuar “Pyetjen që vret” kryetarit të PD, Lulzim Bashës sot teksa ka qenë në studion e “Zonë e Lirë”

“Lulzim Basha, a ndoshta sonte ka ardhur momenti që të deklaroni nga kjo studio se djegien e mandateve dhe fillimin e protestave i bëni sepse keni mbrapa mbështetjen e Moskës?”, e ka pyetur Çani Bashën.

“Kjo po është për humor. Kjo pjesë e propagandës të kujton atë të Enverit. Ata që e kanë shpikur këtë janë të kohës së Enverit. Përsa më përket mua, jam politikani më europian që ka sot Shqipëria, ndërsa Edi Rama është ai që pret oligarkët rus në zyrë, u jep naftën e Shqipërisë. Sistemin demokratik e ka shkatërruar dhe axhenda rajonale, ndarja e Kosovës, Vuçiç- Rama e bëjnë shumë mirë dhe nuk ka nevojë të investohet tek Lulzim Basha që njihet për pikëpamjet e tij europiane”, tha Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto