“I dhashë shpresë vetes dhe të tjerëve”, Klevi bën këngë për tërmetin tragjik që goditi vendin

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar Klevi, që ka sjellë këngën e tij më të re me titull “Mos u dorëzo”.

Klevi ka disa vite që ka studion e vet muzikore dhe është me një grup prej disa vitesh që quhet “ABG”. Ai ka 8 vite që jeton në Durrës.

“Kemi qenë zgjuar atë natë kur ra dhe u frymëzova, vazhdoja shkruaja ato ditë. Ishim në studio kur ra tërmeti i madh, studio nuk u dëmtua shumë, por pallati u shpall i pabanueshëm dhe tani studion e kemi në Tiranë. Unë i dhash shpresë vetes dhe atyre që na ndjekin, sidomos Durrësit se kam shumë miq atje. Klipi ka ca pjesë nga studio, doja të mbetej kujtim për atë studio. Gjithmonë kur ta shikoj atë video, do kujtoj atë studio dhe momentet që kam kaluar atje”, tha Klevi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto