Hapja e PD, Salianji tregon kur do zbulohen kandidatët për deputet nga PD

Ervin Salianji, i ftuar në “Zonë e Lirë”, ka folur për hapjen e Partisë Demokratike.  “Hapja e PD/ A do ta fitojë Salianji betejën me bazën?”, ka qenë një nga pyetjet e shtruara në emision.

“Ky është një hap i parë për të mos kaluar direkt në primare për shkak se duhet një lloj shkallëzim me hapa. Demokracia më reale është kur votohesh në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk kam asnjë shqetësim, kam 7 vite që kontribuoj në opozitë, por besoj se kam aq njohje dhe diskutim. Nuk mund ta paragjykoj para procesit, varet nga vota kush do rrezikojë.

Nuk ka askush interes për të manipuluar këtë lloj procesi. Interesi kryesor është të vijë në pushtet PD për të avancuar. Në shtator mund të merren vesh kush do jetë kandidat për deputet, lista e kandidatëve mund të përfundojë në shtator. Ky si proçes në fund të shtatorit është e mbaruar. Sot jemi në një proces që vendimmarrjen e kanë anëtarët e PD. Është një risi tjetër, 20% që PD i jep me statut për të futur figura të reja nga shoqëria civile, figura të spikatura”, tha Salianji.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto