Gent Cakaj president i Shqipërisë së Madhe? Haxhiu: “Nuk kam fjali për ta përshkruar atë”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Baton Haxhiu dhe Arjan Curi, të cilët i janë përgjigjur pyetjes që Arian Çani ka shtruar në emision: “Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi: A e rrëzoi Berlini?”.

“Jo, dëshirë do kisha që të rrëzohej, por jo”, u përgjigj Batoni, ndërsa Curi tha: “Është rrëzuar totalisht”

Ndërkaq, në studio është shtruar edhe pyetja: “Bashkimi Kosovë-Shqipëri: Kë po provokon Hashim Thaçi?”, ndaj së cilës janë përgjigjur Haxhiu dhe Curi.

“Nuk është provokim, prapë mendoj që nuk i ka bërë në mënyrën e duhur, bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë ka seriozitet maksimal. Duhen dy qeveritë të shkojë në Kuvend dhe të propozojnë gjëra… Mendoj se kam arritur ditën kur kam parë që shqiptarët nuk e duan bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë dhe ky është lajm i keq.

“Pse nuk del dikush që të thotë hajde hedhim referendum në të dyja qeveritë?”, e ka pyetur Çani Batonin.

“E para, do ishte zhgënjim i madh nëse qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë do votonin “JO” dhe do i plotësohej dëshira feudalëve politikë që ta ruajnë veten brenda feudeve të tyre. Unë do e bëja po të isha në pozicion politik referendumin”, tha Haxhiu.

“… Nuk janë pjekur akoma kushtet si do bëhet bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas mendimit tim, Gent Cakaj do bëhet President i Shqipërisë së Bashkuar. Batoni e ka paraprirë këtë sipas mendimit tim dhe është duke krijuar mbretin e  madh”, u shpreh Curi.

“Nëse do votoja një njeri për çdo kauzë politike, do ishte Gent Cakaj. Nuk kam fjali për ta përshkruar Gent Cakajn, ka plot njerëz të lexuar e të zgjuar, por nuk ka njeri që i përmbledh të gjitha bashkë dhe nuk ka njeri që lexon më shumë se ai”, tha Haxhiu.

Ju mund të pëlqeni dhe këto