Gazmend Kelmendi vjen me këngën më të re “Ska më trëndafila”

Këngëtari Gazmend Kelmendi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” për të sjellë këngën e tij të re me titull “Ska më trëndafila”.

Gazmendi është nga Mitrovica, por ka 21 vite që jeton në Suedi, megjithatë u shpreh se nuk ka ndërmend që të bëjë ndonjë këngë në gjuhën suedeze.

Me kërkesë të Arian Çanit, Gazmendi këndoi për pak sekonda një pjesë të një kënge suedeze, duke sjellë një atmosferë ndryshe në studio.

Ju mund të pëlqeni dhe këto