Gafa e rradhës/ Gazetarja merr në pyetje Ervin Bakun pas ndeshjes, e ngatërron Shqipërinë me shtetin tjetër

Mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” gazetari sportiv Ervin Baku, i cili ka folur mbi gafën në ndeshjen Shqipëri-Francë, ku u ngatërrua himni shqiptar me atë të Andorës.

Baku ka treguar se pas ndeshjes një gazetare e “Europe1” e mori në pyetje atë dhe e pyeti se si u prit kjo gafë në vendin tonë. Por në vend që të thoshte Shqipëri, ajo e ngatërroi me Rumaninë.

“Më mori ‘Europe1’ dhe më thotë si u prit e gjithë kjo në Rumani? Unë qesha me lot, ajo gazetarja e kapi dhe qeshi”, tha Baku.

Ju mund të pëlqeni dhe këto