“Fola edhe pardje me të”, G-Bani rrëfen marrëdhënien që ka pasur me ish të dashurën suedeze

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar këngëtari i njohur shqiptar G-Bani, i cili ka folur për jetën e tij profesionale dhe personale.

G-Bani ka promovuar dy këngët e tij më të reja me titull “Pare edhe femra” dhe “O lale”.  “Tani jam bërë rezident në Tiranë, që kam hapur një studio tani. Më parë jetoja në Angli. “Fakti që refuzon me kaq këmbëngulje, duket që ke pasur një gjë me Suedinë”, tha G-Bani.

“Unë nuk e këndoj himnin e Suedisë në këtë emision apo në ndonjë tjetër. Me të dashurën suedeze fola pardje, kam pasur marrëdhënie të gjatë me të. Kemi bashkëjetuar, por s’ka qenë gruaja ime. Nga kjo e dashur unë mora nënshtetësinë suedeze.

Nuk e mora pashaportë greke për dy arsye. E para, u akuzova se kisha djegur një polic me molotiv.  Më pas, nuk më ka lënë fakti që ika fshehurazi atje kur isha 12 vjeç. Nga 2005 njoha shoqen që të thashë në Suedi, në 2015 u largova dhe kam shkuar në Angli. Nuk arrita të bëja gjë në Suedi. Për të inçizuar njerëz të tjerë që merren me muzikë, e arrita me sukses”, ka thënë G-Bani.

“Në këtë moment, shqiptarët që bëjnë muzikë janë më të suksesshmit në Evropën Jugore, por dhe në Europë. Ka shumë emra të njohur që bëjnë muzikë”, u shpreh G-Bani.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto