“Femrës i jap shumë vlera me Marilyn Monroe”, Vato sjell këngën më të re

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” është këngëtari shqiptar Biori Boka, i cili emrin e artit e ka Vato.

Sot ai ka sjellë këngën e tij të re me titull “Monroe”. “Është e bukur, po aq sa delikate dhe dinake si Marilyn Monroe. Punoj vet që t’i bëj klipet dhe duke qenë se fondet janë të pakta, mundohem t’i menaxhoj vet me sa më pak. Femrës i jap shumë vlera me Marilyn Monroe”, ka thënë Vato.

Më tej, ai ka treguar se për disa vite ka jetuar në Spanjë. “Isha për tre vjet në Valencia në Spanjë me familjen dhe tani jemi kthyer këtej. Kur e pamë që dhe ne u bëmë si spanjollët, ata nuk flasin shumë me prindërit. Vet nuk rrinte dot në Spanjë babi dhe u kthyem këtej. Me punën në Call Center financoj klipet”, u shpreh më tej Vato.

Ju mund të pëlqeni dhe këto