Është në kulmin e karrierës së tij, Capital T bën deklaratën e papritur për largimin nga muzika

Capital T është një prej reperëve më të njohur shqiptarë, këngët e të cilit janë kthyer në hite dhe ai është shumë i suksesshëm në tregun muzikor vendas.

Reperi është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur mbi koncertin që do të organizojë më 19 shtator në sheshin “Nënë Tereza”, i quajtur “Time Capsule”.

Ky koncert pritet të jetë një nga më të mirët në karrierën e reperit, ku do të përfshihet repertori i tij muzikor.

Ndërkaq, Arian Çani ka transmetuar herën e parë kur Capital T ishte në emisionin “Zonë e Lirë”. Siç mund ta shikoni në fotot më poshtë, reperi tani është më në formë seç ka qenë disa vite më parë.

“Thjesht desha të merresha me karrierën, me muzikë. Media shumë, portale shumë dhe të tërhiqnin nga qëllimi kryesor. Do ishte më mirë të tërhiqesha nga muzika, por e dua e bëj me zemër dhe nuk mundem. Të paktën nga media, syri i madh, më ka bërë mirë që jam tërheq. Tani që po vij tek ti kam më shumë gjëra për të diskutuar, koncertin, muzikën…”, ka thënë reperi kur u pyet nga Arian Çani për arsyen  pse këto vitet e fundit nuk ka dalë në intervista në media.

Ju mund të pëlqeni dhe këto