Ernildi, 27 vjeçari autik me një super talent në pikturë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar Ernild Cekrezi, një djalë 27 vjeçar nga Elbasani.

Ernildi ka treguar në emision disa prej pikturave që ai ka bërë. Ai është me autizëm, por kjo nuk e ka ndaluar që të ndjeki pasionin e tij në pikturë.

“Unë nuk i kam kushtet që djali të jetoj në shtëpi me mua, ai ka vite që jeton në qendër sociale. S’kam ku e mbaj, ëndrra e tij është të pikturoj, por unë s’kam kushte që t’ia plotësoj. Unë jetoj me një përkrahje dhe me pensionin e djalit. Unë nuk dal dot të punoj se kam djalin”, ka thënë mamaja e Ernildit në emision, ndërsa i ka bërë apel kryeministrit Edi Rama që ta ndihmojë me një dhomë për djalin, ku ai të mundet të vizatojë.

Ndërkaq, një person në emision, që nuk ka dashur të identifikohet, i ka ofruar dhuratë për një vit bojërat e vizatimit Ernildit.

“Një person që nuk është identifikuar i ka dhuruar një shtëpi me qira për një vit në Elbasan Ernildi”, ka bërë të ditur Çani.

Ju mund të pëlqeni dhe këto