Ekonomisti Majlind Lazimi: “Qeveria nuk duhet të kërkojë nga bizneset të marrin kredi për pagat”

Ekonomisti Majlind Lazimi ka qenë në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë” ku ka folur për situatën ekonomike në vend në kohën e përhapjes së koronavirusit.

“Konsumi i energjisë elektrike do jetë më i lartë në raport kur popullata punonte. S’kemi asnjë paketë financiare se si do paguhen këta njerëz. Unë nuk kam parë asnjë shtyrje të pagesave të energjisë elektrike, ose të ketë një ulje të çmimit, do ishte gjëja më minimale që do bënte qeveria.

Nuk është momenti për të shtrënguar rripin, unë besoj që është momenti i duhur për të bërë një stimul fiskal, injektim parash në qarkullim. Qeveria nuk duhet të kërkojë nga bizneset të marrë kredi përsa i përket pagave të punonjësve. Unë besoj që njerëzit kanë harxhuar rrogën mujore dhe po tërheqin kursimet, do ketë një nevojë të madhe të qytetarëve në mungesë të të ardhurave, të tërheqin depozitat e fundit.

“Sa janë humbjet e ekonomisë shqiptare nga Covid-19?”, ka qenë pyetja që i ka bërë Çani ekonomistit. “Mund të bëjmë një llogaritje jo studimore. Sot që po flasim të gjithë komponentët e ekonomisë janë në 50% të kapacitetit. Kemi të bëjmë me 500 milion euro humbje në muaj, është rreth 4% e GDP-së. Ajo që unë sugjeroj është një operacion trepalësh qeveri-bankë qëndrore-bankë e nivelit të dytë. Ne kemi Bankën Qëndrore të pavarur ndryshe nga vendet e tjera evropiane, që mund të printojë lekë. Do futemi në recesion, është e pashmangshme”, ka thënë Majlindi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto