Edhe Ruzhdi Metali kundër vaksinës së koronavirusit, çfarë thotë për të

Doktori Alternativ Ruzhdi Metali në “Zonë e Lirë” ka bërë të ditur se është kundër vaksinës ndaj Covid-19.

“Vetëm vaksina e Hepatit B është 20 herë më e lartë zhiva dhe alumini, po t’ia bësh një personi të moshës tonë, do na vdesi menjëherë, na kapi ndonjë kancer.  Iluminati nuk ka të drejtë të marrë komandën e botës. Çipi na komandon përmes satelitëve, 5G”, ka thënë Ruzhdi Metali.

“Një nga arsyet pse vdesin njerëzit me Covid-19 ishte se kishin antena afër spitale që dëmtonin atomin e oksigjenit”, ka shtuar Alfred Cako.

“Jam pro vaksinës së tuberkulozit, vaksina kundër Covid-19 s’më bind shumë. Me këto gjëra që po dalin dhe po ndodhin, ka shumë të drejta parafolësi”, ka thënë Genard Hajdini, që ka qenë në një lidhje direkte me “Zonë e Lirë”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto