Flower
Flower

E plagosën gjatë sherrit, Orgesi zbulon të vërtetën

Orges Qato, këngëtari i njohur shqiptar që njihet ndryshe si Alores, ka sjellë këngën e tij të fundit me titull “Ilegale”.

Orgesi ka që prej moshës 11 vjeçe që jeton në Danimarkë me prindërit, ku ka treguar se gjatë kohës kur shkuan për herë të parë, i ndaloi policia.

“Na ndaloi policia, hymë klandestinë dhe motra u ngatërrua, pasi në vend që të thoshte që ishim nga Armenia, përmendi Albania. Kaluam Gjermaninë dhe na kapën në kufirin me Danimarkën. Policët i dhanë dy mundësi babit ;ose të merrnim azil, ose do futej në burg dhe babi kërkoi azil. Jam falenderues për mundësitë që më janë dhënë, por e kam ëndërr Norvegjinë”, u shpreh Orgesi.

“I kam premtuar mamasë që do bëhem çun i mirë sepse kam pasur incidente. Unë kam qenë rastësisht në makinë dhe plu.mbi më kapi. Sherri është akoma i hapur, nuk është i mbyllur. Unë s’kam frikë, vetëm Zoti ma merr jetën”, u shpreh Orgesi mbi sherrin e përfolur, duke sqaruar të vërtetën.

“Edi Rama nuk është Iluminati, do të bëhet por s’ka shans të bëhet. Do shumë shkallë të ngjitesh, por prapë unë e admiroj Edi Ramën”, ka thënë Orgesi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto