Flower
Flower

E ndalon Anxhela të pranojë lidhjen me të? Mateusi zbulon femrën që e ka lënë pa këmbë në tokë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Mateus Frroku, i cili i është përgjigjur pyetjeve që Arian Çani i ka bërë.

“Duhet të pranosh sonte se Anxhela të ndalon të thuash se jeni bashkë dhe se ajo është dashuria e kohëve të fundit’ siç je shprehur në media’”, e ka pyetur Çani.

“Ti e ke vënë vet në thonjëza këtë dashuria e kohëve të fundit, prandaj le ta lëmë kështu”, u përgjigj Mateus.

“Thuaje o vlla që s’kemi gjë”, ia ktheu Anxhela. “Ça tha Anxhela, s’kemi gjë?”, ia ktheu me të qeshur Mateusi.

“Çfarë po ndodh realisht me ty? Cila është vajza që të ka lënë ‘pa këmbë në tokë?”, e ka pyetur Çani Mateusin, ndërsa Anxhela është hedhur direkt, duke i thënë: “Ja përgjigju pak këtu”.

“Kjo vajza që më ka lënë pa këmbë në tokë, e sigurt që nuk quhet Anxhela”, u shpreh këngëtari, duke zbuluar njëherë e mirë se është në një lidhje me një vajzë tjetër dhe jo me Anxhelën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto