“E dhimbshme, njerëzit po ikin jashtë kur jemi në liri”, Xhaferi dhe Vlora i këndojnë migrimit

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” kanë qenë të ftuar çifti Ahmetaj, Xhaferi dhe Vlora, të cilët janë të dy këngëtarë dhe njëkohësisht burrë e grua.

Ata kanë sjellë këngën e tyre me titull “Migrimi”, në të cilën i këndojnë njerëzve që lënë atdheun, ku pjesë e klipit janë dhe fëmijët e tyre.

“Gjithë shokët me të cilët jam rritur në klasë, kanë marrë fëmijët dhe kanë emigruar. Është një fenomen që po i prek njerëzit, e dhimbshme. Gjithmonë kur flas me shokët më thonë që ikin për mirëqenien. Ne nuk ikëm kur ishte lufta me Serbinë, po ikin tani që jemi në liri”, u shpreh Xhaferi mbi arsyen përse e ka bërë këtë këngë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto