Flower
Flower

E akuzuan se i kishte vjedhur këngën, triumfon Devis Xherahu në betejën me hajdutët

Këngëtari i njohur shqiptar, Devis Xherahu, ka qenë sot në emisionin “Zonë e Lirë”, ku bëri të ditur se triumfoi në betejën ndaj disa personave që pretendonin se kënga “Zemër e shqetësuar” që ai e ka kënduar, ishte e tyre.

Xherahu e ka bërë këtë denoncim më parë në emisionin “Zonë e Lirë” (Lexo këtu), ku u shpreh se këngëtari origjinal i kësaj kënge i kishte dhënë të drejtat për ta kënduar atë. Sot ai ka thënë se dy personat janë tërhequr.

“Falenderoj ty Çanin që bëra këtu denoncimin, Nazmiun e madh që më dha të drejtën e këngës dhe avokatin tim. Avokati im i ballafaqoi dy personat që e hoqën këngën nga Youtube dhe ata do përballeshin ose me gjobë ose do tërhiqeshin dhe zgjodhën këtë të fundit”, tha Xherahu.

Ju mund të pëlqeni dhe këto