Dule: “Koorporata ka tendencë të grabisë pronat, paturpësisht janë futur dhe objekte fetare”

Pronat dhe ligji i ri/ A rrezikohet minoriteti grek?”, ka qenë pyetja e shtruar në emisionin “Zonë e Lirë”, së cilës i është përgjigjur Vangjel Dule.

“Nuk është akti i vetëm legjislativ që synon rrëmbimin e pronave në zonën e bregut të Jonit. Në nëntor të vitit të shkuar, nxorri vendim të Këshillit të Ministrave që synonte rrëmbimin e cdo pëllëmbe toke potencialisht e shfrytëzueshme për turizmin, që ai e konsideronte të lirë. Sapo e publikoi në faqen e kryeministrisë, mori një përgjigje nga kryeministri i atëhershëm grek, Tsipras. Më pas, u hoq ky vendim nga kryeministria. Tani vjen me Koorporatën. Në kundërshtim me cdo pjesë tjetër të Shqipërisë, bregu i Jonit, mbi 85% të pronave, i ka të paregjistruara. Kjo është mëse e sigurt. Një banor i Himarës, i Nivicës, shkon me dosjen për të regjistruar pronën e trashëguar dhe nuk pranohet kërkesa e tij, ose sorollatet me vite dhe duke parë hartat të pronave që do konsiderohen shtetërore, ishin me njolla të caktuara mbi hartën. Në mënyrë të paturpshme kishte përfshirë dhe objekte fetare, si Kisha e Shën Nikollës. Kemi të bëjmë me tendencë të qartë të grabitjes së pronave”, tha Dule.

Ju mund të pëlqeni dhe këto