Mjeku Arjan Harxhi: “Mundet që koronavirusi t’u marrë jetën edhe të rinjve pa sëmundje”

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka folur në një lidhje me Skype sot për emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka treguar më shumë mbi situatën e pacientëve me koronavirus tek spitali Infektiv në QSUT.

“Deri tani nuk kemi asnjë të dhënë, megjithatë ne themi kontakti i ngushtë njerëzor, kështu që dhe marrëdhëniet janë kontakt i ngushtë. Duhet të kemi kujdes”, ka thënë doktori kur është pyetur nëse koronavirusi mund të merret nga marrëdhëniet seksuale.

“Deri në drekë kanë qenë 33 raste tek Infektivi. Ka një shtesë prej 4-5 raste të reja çdo ditë. Ka që nga mosha 29 vjeç, ka edhe raste që nuk kanë sëmundje të tjera, por vetëm Covid-19. Pavarësisht edhe këtij numri jo shumë të madh, siç dëgjuam edhe nga mesazhi i sotëm i kreut të OBSH, kjo sëmundje nuk kursen as moshat e reja. Mund të shërbejnë si transmetues i koronavirusit, prandaj të rinjtë duhet t’u binden këshillave. Kjo sëmundje mund të mos kursejë dhe moshat e reja, ke risqe për të vdekur nga Covid-19. Duhanpirja është një faktor risku sepse ul imunitetin e mushkërive dhe nëse mbivendoset Covid-19, kalon në forma të rënda”, ka thënë doktori.

“Sjellja njerëzore ndryshon kollaj, por nuk ka kohë për të pritur ndaj duhen marrë këto masa drastike”, ka shtuar doktori.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto