Doni të bëheni Sophie e “Zonë e Lirë”? Mundësia juaj është këtu!

Këtë të premte, u bë e ditur se Sophie e “Zonë e Lirë”, Xheni Brahaj, u largua nga emisioni. Tanimë, një tjetër vajzë do të ketë mundësinë të jetë Sophie!

Për të gjithë ju vajza, që jeni të interesuara dhe keni dëshirë të bëheni pjesë e këtij programi, mundësia juaj është këtu!

Për të aplikuar për rolin e Sophie, dërgoni CV tuaj me një foto tek adresa e email-it [email protected] Kujdes: Aplikimet janë të hapura deri ditën e mërkurë, (20.11.2019), ora 12:00, ndaj nxitoni!

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto