Doli pa maskë e doreza në rrugë dhe i foli të moshuarës, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur përmes një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur për gjendjen e koronavirusit në vend. Arian Çani e ka pyetur kryeministrin mbi momentin kur doli në rrugë pa maskë dhe pa doreza dhe i foli një gruaje të moshuar.

“Isha në distancë të sigurt sepse isha 1 metër larg dhe sado të flasësh, nuk infekton”, ka thënë Rama.

“Si ka mundësi që nuk ke frikë se mos infektohesh? Jemi në një moshë delikate”, ka qenë pyetja e Çanit për Ramën.

“Nëse ruan strikt ato rregulla që duhen zbatuar, nuk ka asnjëherë rrezik infektimi. Unë kam thënë këtë që kancelarja gjermane i ka thënë popullit gjerman që 60-70% e popullit do infektohen. Unë i jam referuar ekspertëve, një pjesë do të kenë simptoma të lehta”, ka thënë Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto