“Do bëjmë një super festival”, Era Rusi jep detajet nga festivali i RTSH, datat kur do zhvillohet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi, është e ftuar sot në “Zonë e Lirë”. Ajo do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Zjarri im”.

“Nuk do bëhet Festivali si gjithmonë tek Pallati i Kongreseve, por do bëhet tek Kolonat, tek Akademia e Arteve. Do jetë skena atje, por pa publik. Festivali do bëhet më datë 17, 18 dhe 19 dhjetor. Sivjet do bëjmë një super festival, të gjithë artistët jemi mbledhur me një qëllim, njerëzit të jenë më të qetë, më të dashur, ndoshta kanë nevojë për muzikë dhe janë pak të stresuar.

Ndaj është mirë që nuk u spostua tradita. Mendoj që kjo këngë ia vlen për t’u bërë klip. Është nga ato këngë që të godasin me dëgjim të parë, kjo e ka nisur të jetë një këngë e suksesshme”, tha Era Rusi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto