Deklarata e Metës për dorëheqje më 26 Prill/ Çuri: “Ajo që nuk tha Meta është se do bëhet kryetar i opozitës”

Deklarata e Metës për dorëheqje në 26 Prill/ Si duhet ta lexojmë?

“Leximi i parë është se është normale kjo që thotë Ilir Meta. Në dy vitet e fundit Meta ka dalë nga pozicioni i presidentit sepse është prishur ekuilibri i ndarjes së pushteteve. Meta i ka thënë shqiptarëve që është regjim dhe i ka thënë se jam në rol të një presidenti të angazhuar se kemi një regjim që po na mban peng Kushtetutën. Arsyetimi është se nëse populli voton i lirë dhe legjitimon me votë Edi Ramën, bie ajo që ka thënë Meta dhe ai ka dalë për një interes të njëanshëm. Prekja e votave është kulmi i marrjes peng të demokracisë”, tha Armand Shkullaku.

“Unë kam një lexim mbas rreshtave të deklaratës së Ramës. Këtu në 30 vjet nuk ka patur asnjë zgjedhje që të jetë pranuar nga palët si ferr. Sigurisht që opozita dhe Meta e kanë përgatitur opinionin që nëse humbasin, i bie do kishte një trukim të madh. I bie që në momentin që opozita do humbiste, gjithë krerët e opozitës do dilnin dhe do thoshnin që vota është vjedhur.

Kjo që thotë Meta është një retorikë, por ka thelb politik, u jep mesazh njerëzve që mos të kenë frikë, do t’u thotë njerëzve se një popull të tërë këta nuk e vjedhin dot. Manipulimi bëhet para se të shkojnë njerëzit tek kutitë e votimit… Ajo që nuk tha Meta është se do bëhet kryetar i opozitës, edhe me të shoqen e ka. Po doli Meta në krye të opozitës, dy versione ka; ose do ja marri Monikës partinë, ose do bëjë parti tjetër. Ai kërcënon ose shpall faktin që nëse Basha dhe Monika bashkë janë kaq të paaftë sa nuk munden të fitojnë, do vij ai më pas. Thotë po bëtë prapa, ju vrava politikisht domethënë”, u shpreh Arjan Çuri mbi këtë çështje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto