Curi: “PD mos të shpenzojë energji për t’u falur mandate atyre që kanë 30 vite në politikë”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” kanë qenë të ftuar Armand Shkullaku dhe Arjan Curi. Ata kanë folur mbi raportin e OSBE/ ODIHR.

“Çdo pushtet sado i dhunshëm dhe abuziv të jetë, duhet kundërshtuar. Do merresh me sëmundjen njëherë, pastaj kurimin”, tha Shkullaku.

“Mua më dhimbset demokracia… PD duke super denoncuar Ramën, rrezikohet që t’i kthehet në favor kryeministrit”, tha Curi.

“Ky është faji jonë, s’kanë si të dalin në shoqëri forca të reja kur ne i mbysim që tani. Sot ka ndodhur skandal, një njeri që kandidon i vetëm.  Ky kryeministër duhet të dali para drejtëisë, kjo opozitë kështu siç është nuk e meriton të vijë në pushtet”, u shpreh Shkullaku.

“Unë këmbëngul tek e imja. Mospëlqimi i këtyre emrave nuk është personal. Nuk dua që PD të shpenzojë kaq energji për t’u falur mandate atyre që kanë 30 vite në politikë. Nuk besoj se do lindin forca të reja, prandaj them që Basha mund ta rrëzojë Ramën”, tha Curi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto