Çuri: “Minoriteti grek është më i mbrojtur se kanë Greqinë”, Dule: “E sensibilizuar është dhe SHBA”

“Pronat dhe ligji i ri/ A rrezikohet minoriteti grek?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision, së cilës i janë përgjigjur Arjan Çuri dhe Vangjel Dule.

“Në ’44 filloi gjithë krizën e pronave me Enver Hoxhën dhe vazhdoi edhe më tej, minoritarët janë më të mbrojtur se kanë Greqinë aleat të fortë. E dha Greqia me abstenimin e saj paralajmërimin. Unë them të mjerët shqiptarë kush do t’i mbrojë, vetëm po i mbrojti Amerika se shteti i tyre…”, tha Çuri.

“Nuk është vetëm Greqia, është e sensibilizuar dhe ndjek çështjen me detaje qeveria e SHBA-ve. Do t’u drejtohem të gjithë atyre që mprehin thonjtë se mund të rrëmbejnë pronat; nuk do të mund të rrëmbejnë pronat. Vendosmëria do ta ndalojë, në rradhë të parë do t’i ndalojë komuniteti himariot. Edhe gjatë periudhës së komunizmit, thonë se pjestarët e minoritetit grek kanë qenë të privilegjuar e s’kanë qenë të diskriminuar. Ka qenë shtypja e dyfishtë dhe kanë vuajtur”, tha Dule.

“Po ta mendosh thellë, edhe sikur Rama t’ua grabisi pronat në breg himariotëve, a i takon atij t’i grabisi? Ai është nga Vunoi”, ka pyetur Çani.

“I takojnë se i duket sikur i përkasin në një farë mënyre, nga e ka origjinën njeriu, ka dhe atë mendimin që idetë vizionare t’i nisë prej andej. Ideja është që po të ishin pronat e minoritetit në Malësinë e Veriut, s’do ishte bërë nami. Sa më vulnerabël të jenë njerëzit, sidomos kur nuk janë grekë, unë kam hallin e shqiptarëve. Unë po them 100% e shqiptarëve i kanë lëmsh çështjen e pronave dhe shumë pak prej tyre mund të shpresojnë t’i marrin pronat. Përpos grekëve që kanë nga mbrapa një vend të BE që i mbron. Mjerë shqiptarët e shkretë që nuk kanë asnjë njeri nga mbrapa që t’i mbrojë”, tha Çuri.

“Nuk duhet të artikulohemi në mënyrë kategorike. Çështja e pronës është një problem për gjithë shqiptarët. Krahas këtij problemi, ka edhe një problem se disave ua marrin pronat se kanë një identitet tjetër”, tha Dule.

Ju mund të pëlqeni dhe këto