Çuri: “Meta nën sulm, po luhet fati i kombit”

Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Arjan Çuri dhe Kejdi Mehmetaj, për të folur mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

“Meta paralajmëron revolucion/ A po luhet fati i Ilir Metës?”, është një nga pyetjet e shtruara në emision.

“Po luhet fati i Metës, por jo vetëm. Meta është presidenti nën presion, nën sulm. Kur njeriu është në agresion dhe i rrezikohet gjithçka, është normale të reagojë si çdo qenie njerëzore. I ndodhi që të jetë nën sulm edhe Kushtetuta dhe Presidenti përfitoi duke patur prova që nuk i kundërshton dot askush. Ndodh një rastësi mrekullibërëse për Metën, që i ka në dorë dhe i përdor ato për ta kthyer në kauzën e shkeljes së Kushtetutës edhe në favor të vetes së vet. Së bashku me fatin e Metës, po luhet dhe fati i kombit për mua. Fillimi i instalimit të një mbretërie që do zgjasi për disa kohë”, tha Çuri.

“Bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e vendit. Meta vendosi si President t’i dalë ballë një qeverie dhe një kryeministri që kërkon t’i vendosi të gjitha institucionet nën kontrollin  e vet. Presidenti nuk vepron për interesat e tij. Të gjithë faktet që Presidenti ka bërë publike lidhen me ligjin që është miratuar në parlament për t’i hequr kompetencën presidentit mos t’u betuar para tij”, ka thënë Mehmetaj.

“Meta e di që të shpëtojë nga sulmet personale është të qenurit agresiv. Ne shyqyr që e kemi që po vepron për interesat e tij, kur nuk mbron dot veten, si do mbrojë një komb të tërë”, ka thënë Çuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto