Flower
Flower

Curi – Kokëdhimës: “Ti ke fituar edhe sot tender 1 miliard lekë nga fonde publike”

Gjatë debatit në studion e “Zonë e Lirë” midis Koço Kokëdhimës që ka nxjerrë kandidaturën për kryetar bashkie të Tiranës, Arjan Curi është shprehur se Kokëdhima ka fituar dhe sot tender 1 miliard lekë nga fonde publike.

“Kompania Remonti Elektrik sh.a që është në pronësi 91% të Koço Kokëdhimës, ka marrë tender me vlerë 1 miliard lekë të vjetra pranë OSHE më 4 mars 2019 për riparim të nënstacionit elektrik kryesor DTL. Një tender ky pa konkurrent dhe me prokurim të drejtpërdrejtë, pra Koço vazhdon të marri tendera pranë qeverisë”, kanë qenë faktet e thëna nga Curi në emision.

Ju mund të pëlqeni dhe këto