Çuri: “Basha mund të shtyhet drejt një marrëveshje me Ramën”

A do të ketë marrëveshje të re Rama-Basha apo është një bllof në media? Ka qenë pyetja që është shtruar sot në emision, ndaj së cilës i janë përgjigjur Arjan Çuri dhe Alfred Cako.

“Është e vështirë të ketë një marrëveshje, të paktën këtë vit”, tha Cako.

“Edhe unë uroj të mos ketë, por derisa ka ndodhur një herë… Shikoj që ka një diskur në ajër që mund ta shtyjë Bashën drejt një marrëveshje me Ramën. Duke filluar nga Kryemadhi, tha që shkoj në zgjedhje me Ramën”, tha Çuri.

Ndërkaq, duke iu përgjigjur pyetjes “Rama Metës apo Meta Ramës?”, Cako tha se Ilir Meta është i rrezikuar për ta larguar si president.

“Kjo lojë ka vajtur deri në atë pikë sa njëri nga ata të dy bie. Mendoj se Meta kësaj rradhe ia hedh. Ka një traditë ndërkombëtare që presidentët në detyrë nuk goditen, por s’do të thotë që pasi mbaron detyrën s’goditet. Unë them që e mbyll presidencën, deri në 2022 e mbron mandatin presidencial dhe është i paprekshëm. Ka një mesazh të koduar të Spiropalit që thotë se Metën do ta dërgojmë të drejtojë opozitën”, tha Çuri në përgjigje të kësaj pyetjeje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto