Capital T zbulon detajet nga koncerti i tij madhështor, ja shuma marramendëse që ka harxhuar për të

Capital T ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” për të folur për super koncertin e tij “Time Capsule” që do të mbahet më 19 shtator tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Ky është koncerti i karrierës. Ne po bëjmë diçka që është shumë e rrezikshme, por që ia vlen dhe do të dali shumë mirë. Do të jetë pikë referimi në të ardhmen, do të dali nga perfomancat e zakonshme të klubeve që dhe njerëzve u janë lodhur.

Do të jetë diçka që s’është parë më herët, do të jetë diçka e madhe. Diku tek 200 mijë euro janë investim. Të krijojmë një energji të përbashkët me publikun. Në ora 19:19 hapen dyert, perfomanca do të jetë e gjatë dhe live. Dy orë do të jetë show, mysafirë të njohur do të jenë, kolegë të mi që i respektoj. Do të ketë edhe një ekip vallëzimi, band-i live”, ka thënë Capital T.

Ju mund të pëlqeni dhe këto