Capital T zbulon bisedën private me babain e Drake, planifikon takimin me të

Capital T është një prej reperëve më të njohur shqiptarë, këngët e të cilit janë kthyer në hite. Më 19 shtator, Capital do të bëjë  një super koncert në Tiranë tek sheshi “Nënë Tereza” më 19 shtator.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, Capital ka treguar për postimin disa muaj më parë që babai i Drake, reperit të njohur ndërkombëtar, postoi një këngë të reperit. Ai ka treguar se edhe i ka shkruar një mesazh atij.

“Baba i Drake ka postuar në Instagram muzikën time dhe sot e kësaj dite e ka atë postim në Instagram ku thotë se e ke mbështetjen time. I shkrova mesazh e falenderova, por s’ka ardhur mundësia të shkoj në SHBA dhe ta takoj thjesht për qejf”, ka thënë Capital T.

Ndërkaq, Capital ka folur dhe për paratë që fiton nga klikimet në Youtube.

“Po nuk do të thotë se një milion shikime në Youtube sjellin 1 mijë dollarë përshembull. S’është një matje sepse secila këngë ka një shikueshmëri të ndryshme. Varet nga cili shtet vijnë shikime dhe llogariten edhe paratë që fiton”, ka thënë Capital T.

Ju mund të pëlqeni dhe këto