Çani: “Pse do dali një njeri i thjeshtë në tubim në kauzë për Kushtetutën?”, ja përgjigjia e Kejdi Mehmetajt

Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Arjan Çuri dhe Kejdi Mehmetaj, për të folur mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

“Meta paralajmëron revolucion/ A po luhet fati i Ilir Metës?”, është një nga pyetjet e shtruara në emision.

“Mos ndoshta Meta gabon që për këtë kauzë thërret njerëz në tubim? Kë thërret në tubim? Është situatë halucinante, po ta mendosh, sa po vjen nga një preçedent totalisht i rrezikshëm, Lul Basha ça nuk bëri dhe kur vjen puna, u mblodhën, por jo ajo masë kritike sa të bënte kryeministrin, këdo kë të ishte, që të thoshte ç’po bëhet. Pse Meta fiks në këtë moment, thërret një tubim? Po sikur të dështoj? Unë  s’kam gjë me protestat, por kauza që ai po thërret s’ka lidhje me popullin. Një njeri i thjeshtë që ka halle, pse mendon se do dali për një kauzë për Kushtetutën?”, është shprehur Çani.

“Sepse këto janë rrjedhojë e njëra-tjetrës. E para, vitin e kaluar qytetarët e treguan se nuk ishin vetëm tubime politike se të bësh protesta me bulevardin bosh, nuk mjaftojnë militantë. Qytetarët kanë qenë për arsye personale. Kapja e Gjykatës Kushtetuese është fundi i çdo shprese që mund të kemi. Sot nuk ka më shqiptarë që budallepsen pas një lideri e që mendon se është më i miri”, u përgjigj Kejdi Mehmetaj pyetjes së Çanit.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto