Besart Kadia: “Paketa ekonomike e Ramës e paqartë, 65 milionë dollarë nuk janë të mjaftueshme”

Kryetari i PD, Lulzim Basha, është në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë” ditën e sotme. Ai ka folur mbi paketën ekonomike të PD. Po ashtu, në lidhje me Skype ka qenë dhe Besart Kadiu.

“Në fillim mendova se paketa e Ramës ishte një paketë e mirë. Në total u bë një gënjeshtër në komunikim, u duk sikur ishin 300 milionë euro e pak për qytetarët. Faktikisht sot nuk ka asnjë lloj detaji për askënd. Duhet hequr tatim-fitimi që mos të paguhet për tre muaj ose të shihet më vonë. Bizneseve nuk po u vijnë të ardhura për të paguar punonjësit. Qeveria nuk ka marrë asnjë hap konkret për pjesën e taksave, është shqetësuese.

Pako Rama, 65 milionë dollarë u tha për ndihmë ekonomike, për njerëzit në nevojë, për biznesin e vogël. Njerëzit do mbeten pa punë fatkeqësisht nëse bizneset vazhdojnë kështu. Pra paratë shkojnë për njerëzit e papunë apo biznesin e vogël? Kemi tërmetin, kemi koronavirusin, turizmi është i bllokuar deri në qershor. Kjo është një paketë e paqartë, jo transparente. E dyta, që është më e rëndësishme, është se të gjitha industritë janë të prekura në mënyra të ndryshme. A do na subvencionojë qeveria? 65 milionë dollarë nuk është e mjaftueshme për pjesën e bizneseve, as për të ndihmuar  njerëzit”, tha Besarti.

Ju mund të pëlqeni dhe këto