Baton Haxhiu: “Kjo është gjëja më patriotike, më e rëndësishme që kam bërë në jetë”

 

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Baton Haxhiu ka treguar se momenti më patriotik në jetën e tij ka qenë kur takoi Jovica Stanisic.

“Gjëja më e rëndësishme, patriotike e jetës time që mburrem me atë që e kam bërë në atë moment kur kam takuar, Jovica Stanisic, shefi i Shërbimit sekret serb. E kam takuar 20 minuta dhe ia kam thënë të gjitha në fytyrë. Kur është mbajtur takimi, unë i thash ‘ka Zot mbi Zot dhe nëse ju mendoni se do na shkatërroni e do na përzini për 24 orë’… ai pas takimit u shkarkua 4 muaj më vonë. Nuk e di nëse jeton më, mbaj atij takimi i kam shkruar letër Rugovës”, tha Haxhiu.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto