Flower
Flower

Baton Haxhiu: “E kemi krijuar ne Albin Kurtin”, Curi: “Një Princ Batoni e ka futur në oborr”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” janë të ftuar Baton Haxhiu dhe Arjan Curi, të cilët po flisnin mbi debatin midis Sali Berishës dhe Haxhiut.

“Brenda kornizës politike, Berisha ka vendin e vet në politikë. Mund të ketë gabime dhe gjëra të mira, por është i pakrahasueshëm në gjuhën e tij, në opinionin publik. Fatkeqësia është që Berisha sa herë është në opozitë e ka diskursin e një rrugaçi. Brenda tavolinës, brenda një hapësire është si një njeri tjetër”, tha Batoni për Berishën.

Në një moment është përmendur një deklaratë që Albin Kurti kishte bërë, ku teksa po fliste për të, Haxhiu u shpreh se: “Unë dhe gazeta ku punoj, e kemi krijuar Albin Kurtin, ai s’ka ekzistuar”.

“Berisha e gënjeu me doksa, Kurti e gënjeu me doksa, tani i ka mbetur Rama mbret në tentativë, uroj mos ta zhgënjejë… Një Princ e ka futur në oborr, Cakajn”, tha Curi mbi Haxhiun.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto