Basha zbulon sa kushton paketa ekonomike e propozuar nga PD: “Gjithçka që nuk është esenciale të pezullohet”

Kryetari i PD, Lulzim Basha, është në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë” ditën e sotme. Ai ka folur mbi paketën ekonomike të PD. Po ashtu, në lidhje me Skype ka qenë dhe Besart Kadiu.

“E para, ne e kemi bërë propozimin bazuar mbi nevojat akute sot të ekonomisë. 25 milionë euro për biznesin e vogël, pako totale kushton 90 milionë euro në muaj. Kjo është një zgjidhje emergjence, janë gjetur ku janë këto para. Po të isha kryeministër, do ishte sot akti normativ, do kishim dhënë një frymëmarrje lehtësuese për njerëzit që po fillojnë të shikojnë shtrëngesën ekonomike. Kjo që mund t’i ndodhë ekonomisë për brezin e sotëm dhe tani, shuhen motorët e ekonomisë nëse lejojmë të mbyllen 40-50-60% e biznesit të vogël. Të dy frontet duhen luftuar në të njëjtën kohë. Nuk mund të shkojnë 22 milionë euro për 4 veta dhe 25 milionë euro për shëndetësinë. Gjithçka që nuk është esenciale pezullohet. Ç’është ajo shfaqje me mitraloz në rrugë? Të jenë në ndihmë të policëve, të shpërndajnë ndihma”, tha Basha.

“Është e përkohshme dhe është e domosdoshme”, ka thënë Besarti mbi paketën e Bashës. “Lekët qeveria i ka për dy muaj, janë të domosdoshme kur qytetarët janë pa rrogë mujore. Të presi shpenzimet”, shtoi ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto