Basha në tryezë me Ramën? Ndoka: “Po, kur Rama të shpalli kapitullimin”, Çuri: “Do e pësojnë partitë e vogla”

A do ulet Lulzim Basha në tryezë me Edi Ramën?

“Me gjithë mashtrimet, cikli i Ramës është mbyllur, edhe nga BE dhe SHBA. Kjo nuk diskutohet dhe Rama e ka të qartë përgjigjen dhe vendimin e tyre. Basha me Ramën do ulen se janë të dënuar të dy. Politika duhet të jetë një kompromis mes aktorëve politikë shqiptarë, Rama duhet të pranojë disfatën politike dhe pas kësaj, Basha është i detyruar të ulet. Basha duhet të ulet në dialog në momentin që Rama shpall disfatën politike. Ai ka një datë finale, që është 18 tetori”, ka thënë Nard Ndoka.

“Nëse Rama shpall kapitullimin pse do ulesh pastaj? Po u ul Basha me Ramën, atëherë prapë do ta pësojnë partitë e vogla. Nëse ulen këta, edhe kjo marrëveshje e dytë do prodhojë sërish po të njëjtën gjë, mos ndryshimin e plotë të sistemit elektoral në Shqipëri. Edhe Basha nuk do të lobojë në favor të një ndryshimi të madh të Kodit Zgjedhor. Edhe eksponentë të rëndësishëm të PD kanë thënë që s’është problem i madh sistemi. Do ta lënë sistemi njësoj”, u shpreh Arjan  Çuri.

“Nuk dua të ketë tryezë politike vetëm me këta të dy, por duhet të jenë të gjithë”, shtoi Ndoka.

Ju mund të pëlqeni dhe këto