Flower
Flower

 Basha i braktisur nga administrata e Trump? Yzeiri: “E kanë lënë”

Teksa kanë qenë të ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë”, gazetari Ilir Yzeiri dhe Arjan Curi i janë përgjigjur pyetjes që Arian Çani ka shkruar në studio:  “A është braktisur Lul Basha nga administrata e Trump?”

“Nuk e di a ka qenë ndonjëherë i përfillur. Për momentin ai nuk e llogarit qëndrimin politik të Bashës. Po, opozita është braktisur nga amerikanët, nuk e shikojnë si një mundësi për të bashkëpunuar me të”, tha Ilir Yzeiri.

“Amerika mbron interesat e saj dhe opozita u doli kundra tyre. E para në çështjen e reformës zgjedhore dhe e dyta, në ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi. Kjo mund t’i kushtojë paksa në kuptimin afatshkurtër, por nuk do të thotë se amerikanët do të shkojnë deri aty sa për të bindur njerëzit nëse do të votojnë në një anë a në një tjetër”, u shpreh Curi mbi këtë pyetje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto