Flower
Flower

Basha është braktisur nga administrata e Trump?, Arjan Curi: “Opozita u doli kundra amerikanëve”

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar Arjan Curi, i cili është pyetur nga Arian Çani në studio nëse është braktisur Lul Basha nga administrata e Donald Trump dhe ka dhënë një përgjigje të detajuar mbi këtë situatë.

“Amerika mbron interesat e saj dhe në dy pika, opozita u doli kundra tyre. E para në çështjen e reformës zgjedhore dhe e dyta, në çështjen e ndarjes së kufijve Kosovë-Serbi, ku në këtë të fundit bëri shumë mirë sepse pa një anë patriotike dhe nacionaliste të kësaj çështje. Kjo mund t’i kushtojë paksa në kuptimin afatshkurtër një lloj skepticizmi të Ambasadës Amerikane, por nuk do të thotë se amerikanët do të shkojnë deri aty sa të ndërhyjnë për të bindur njerëzit të votojnë në një farë mënyrë ose në një tjetër. Amerikanët mund të mos jenë akoma zgjidhës të krizës sepse ndoshta kriza nuk ka vajt akoma tek ata. Por nëse kriza shkon tek ata, atëherë me shumë gjasa ata do ndryshojnë mendim”, u shpreh Curi mbi këtë pyetje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto