Flower
Flower

Arjan Curri: “As Basha, as Rama, as ndërkombëtarët nuk e dinë se çfarë do ndodhi”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, pas largimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha, kanë ardhur Fitim Zekthi dhe Arjan Curri, për të folur mbi debatin që Basha bëri me Arian Çanin

“Mua Basha m’u duk shumë i bindur në gjërat që bën, mendoj se ka ezauruar çdo gjë në formën politike dhe mendoj se është i bindur se rruga që ka hyrë, do arrijë diçka. Megjithatë, m’u duk në vështirësi të mëdha për të hyrë në një diskurs si ai i kryeministrit, pasi ai nuk e bën dot kurrë këtë gjë. Natyra e politikanit të djathtë është e tillë sepse nuk bëjnë spektakle dhe vështirësia e dytë, është se Basha drejton një opozitë përballë një qeverie që ka shumë pushtet, që duhet thënë se është duke ngordhur, por Rama bën shumë teatër dhe nuk duket sikur është duke ngordhur”, tha Zekthi mbi bisedën e Lulzim Bashës në studio.

“Unë do doja të prodhonte ndonjë batut Basha sot. Basha ka stofin e politikanit perëndimor, por ajo që bën mirë që nuk e bën, është se nuk del nga vetja. Mendoj se Basha nuk prodhoi ndonjë lajm, pasi në momentin dhe pozicionin që ka arritur sot, nuk e personalizoi betejën, edhe pse beteja është totalisht e tij. Dinamika e ngjarjeve është e tillë që fenomeni ka arritur në një pikë që as Basha, as Rama, as ndërkombëtarët nuk e dinë se çfarë do ndodhi”, tha Curri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto