Arjan Çuri: “Me Luljeta Bozon dhe mjeken Çomo Rama ka gjetur dy simbole, kjo është antidota”

Vaksinat e fushatës, aeroporti i Kukësit/ A po manipulohen zgjedhësit e 25 Prillit?

“E vetmja gjë e vërtetë tek vaksinat është se ka qenë një fond shumë i lartë, po të shikonim banderolat “Shqipëria buzëqesh”, paguhen me paratë që janë të destinuara për fushatën e vaksinimit, por ne nuk kemi vaksina. Kemi ngritur stadiume dhe shkojnë 5 njerëz të bëjnë vaksinën, ndërsa në Francë mjafton një zyrë e vogël. Gjithë kjo propagandë nuk zë vend se njerëzit në fund nuk vaksinohen. Nuk vinin vaksinat pa shkuar Rama në aeroport t’i marri. Ky do ta bëjë njeriun ‘Ramist’ pa asnjë investim, pa asnjë lekë”, tha Armand Shkullaku.

“Premtimet qiellore kanë miliarda ndjekës sot në gjithë botën, të gjithë myslimanët, të krishterët, budistët, etj. Unë jam kundër Shkullakut sepse në shkencat e piarit dhe të psikologjisë politike, Harold Lasswell vajti dhe kapi Frojdin, dhe studoi gjithë propagandën dhe analizën politike. Pa që nuk ka rëndësi fare veprimi publik as nëse mban premtimet apo jo, sipas tij dhe i ka të vërtetuara, zbuloi që çelësi i komunikimi politik është ‘Kush i thotë çfarë kujt dhe me çfarë efekti’. Hitleri kishte laborator për propagandën, ata thoshnin dhe e vërtetuar, sa më e madhe të jetë gënjeshtra, aq më e besueshme është. Pa asnjë vepër publike, Rama mori totalisht pushtetin. I futi njerëzit në ëndërr… Në këtë kuptim, Rama është në kulmin e vet të propagandës politike dhe e ka sofistikuar atë politikisht, me mjeken Çomo dhe me Luljeta Bozon ka gjetur dy simbole dhe u thotë njerëzve që unë e kam seriozisht luftën me Covid dhe Rindërtimin, është mister i madh si i ka joshur. Në pikëpamjen propagandastike të psikopolitikës sipas Rosswell, kjo është gol i jashtëzakonshëm në piar”, tha Arjan Çuri.

Armand Shkullaku: Kjo nuk është gol, nuk ja japin intelektualët Ramës mandatin.

Arjan Çuri: Rama sot tha Luljeta Bozo do përfaqësojë gjyshërit shqiptar, po e dini sa gjyshër ka sot? Propaganda mbivendoset, ndikon pafund në zgjedhje.

Armand Shkullaku: Nuk është problemi pse Rama i përdor këta, por unë them që efekti është zero. Njerëzit nuk do ta hanë këtë gjë. Mirë ky që i merr këta, po këta pse shkojnë tek ty? Për mua janë të gjithë pjesë, bashkëfajtor të mënyrës se si veprohet. Si një urbanist bëhet me Edi Ramën kur shikon katrahurën e qytetit?

Çuri: Se ai është frojdan, i josh. Populli gjithsej do hajë një gjë. PD duhet ta kishte bërë më përpara, e mbajti gjithë luftën e vet politike e mbajti te strukturat, ndërkohë që duhet të rinovohet vazhdimisht. Të paktën që të kenë antitodën e saj, duhet të marrin njerëz të pakonsumuar politikisht, ta rinovojnë listën me gjak të rinj që njerëzit të shikojnë nga krahu tjetër prit se këtë e ka më të mirë se Luljeta apo mjekja. Kjo është antidota.

Ju mund të pëlqeni dhe këto