Arian Çani zbulon mesazhin që i dërgoi Ard Daullxhiu: “S’ke pse më jep lekë mua…”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar Ernild Cekrezi, një 27 vjeçar autik që ka një pasion të madh në pikturë.

Në studio ka ardhur dhe mamaja e tij, e cila ka thënë se do i bëjë apel Edi Ramës për ndonjë ndihmë që djali i saj të realizojë ëndrrën për të pikturuar, pasi nuk kanë mundësi financiare.

Në këto momente, Çani ka thënë se Ard Daullxhiu, që erdhi në emision pasi i bëri apel kryeministrit Edi Rama që ta ndihmonte me një shtesë, i ka dërguar një shkresë kryebashkiakes së Durrës, Valbona Sakos.

“Ard Daullxhiu më dërgoi një mesazh dhe më tha kam kërkuar takim me Valbona Sakon. Dua t’i them për shkresën. Tha të pres ç’do më thojë për bashkinë dhe tha ti s’ke pse më jep lekë se je dhe familjar e ke fëmijë”, ka thënë Çani, duke bërë të ditur mesazhin që Ardi i ka dërguar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto