Flower
Flower

Anxhela është shkaku që Mateusi humbi peshë? Këngëtarja jep përgjigjen e fortë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është e ftuar këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri. Këto kohë ajo është përfolur se është në një lidhje me këngëtarin Mateus Frroku, që pas bashkëpunimit që ata kanë nxjerrë bashkë.

Në studio ka qenë edhe Mateusi, ndërsa Çani gjatë intervistës i ka drejtuar Anxhelës një pyetje mbi Mateusin.

“Anxhela, ti duhet të pranosh sonte se je ti goca për të cilën Mateus Frroku humbi 30 kg”, ka qenë pyetja që Çani i ka drejtuar Anxhelës, por ajo e ka mohuar këtë gjë.

“Besoj se jo, duhet të përgjigjet Mateusi për këtë. Mateusi ka shumë vajza që i vijnë vërdallë, kështu që është një nga ato të tjerat. Kemi kënduar bashkë në Festivalin e Fëmijëve të qytetit të Korçës dhe njihemi që fëmijë”, tha Anxhela.

Ju mund të pëlqeni dhe këto