Ambientalisti Sazan Guri: “Hiqni dorë nga shezlloni dhe zhytuni në rërë, shëron sëmundjet”

“Turizmi patriotik si mit dhe delir shqiptar/ Përse ndodh?”, ka qenë tema e diskutuar në emision mbrëmjen e sotme.

Ambientalisti Sazan Guri i ftuar në “Zonë e Lirë” ka treguar disa nga magjitë që ai thotë se ka bregdeti shqiptar.

“Deti shqiptar për shkak të larmishmërisë së shkëmbinjve, që janë në pjesën malore të Shqipërisë, Shqipëria ka aq male sa po ta shtrish, është sa Gjermania… Të thuash të vësh doreza e maskë në plazh, kur ka një rërë që vret sëmundjet… Kjo rërë që është e verdhë, e bardhë, andej nga Shëngjini, rëra jonë plus që është 70 metër dhe shputa zhytet në këmbë, kjo rërë shëron të gjitha sëmundjet. Qytetarë hiqni dorë nga ulja në shezllon, zhytuni në rërë, 30 minuta deri në 1 orë në ditë ecje në rërë të thatë, bën mirë”, tha Sazan Guri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto