Ambasadorja Kim ndihmon në nxjerrjen e gomave nga deti, Adriatik Lapaj: “I bëri përshtypje angazhimi qytetar”

Adriatik Lapaj ka folur sot në “Zonë e Lirë” mbi vizitën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, në Sarandë, e cila iu bashkua aktivistëve dhe qytetarëve për të nxjerrë gomat nga deti.

“Ambasadorja erdhi në aksionin e 11, ishte në vijëmësi. Ajo e kishte vlerësuar së largu këtë angazhim, ka vlerësuar faktin e angazhimit qytetar. Ambasadores kjo i kishte bërë përshtypje, që u bashkuan për këtë ide. Ne kemi nxjerrë 1010 goma deri tani, deri në dhjetor do shkojmë edhe 2000. Janë rreth 5 mijë goma gjithsej, nga Saranda në Ksamil.

Ne jemi shoqëri që fshihemi pas së vërtetës, fotografojmë krudo në lokal por se dimë që oktapodi rritet në goma, kur duhet të rritet në gurë. Përpos ambasadores Yuri Kim, kanë ardhur aktivistë të shoqërisë civile, por jo zyrtarë të shtetit”, ka thënë Adriatik Lapaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto