Alfred Cako: “Trump kundër Iluminitatit, do bëhen shumë arrestime deri në tetor në Ballkan”

Alfred Cako i ftuar në “Zonë e Lirë” ka thënë se sipas tij, koronavirusi është një komplot botëror. Sipas tij, vaksina ndaj Covid-19 do të fusi një mikroçip në trupin e njeriut që do i kontrollojë ata.

“Kjo është kauza më e madhe. Këtu janë të përfshirë të gjithë anëtarët e shoqërisë, fëmijët e policëve, e administratës. Në pjesën e mbrapme të Hënës ka reptilianë, raca hibride është një përzierje midis reptilianëve dhe njerëzve. Këtë kauzë ne do përpiqemi, nëse shqiptarët do ndjekin ata që e kanë organizuar këtë nëpërmjet rrjeteve sociale, të bëjmë një marshim paqësor nga Parku Rinia deri para kryeministrisë, ku të gjithë të përpiqen të veshin një bluzë si kjo dhe kapuçin … Lufta do jetë 4-5 vjet, nëse humanoidi do rezistojë do jetë sunduesi i botës. Raca hibride nëse fiton, nga 7 miliardë që janë, t’i mikroçipojë njerëzit për t’i kontrolluar, do i heqin paratë cash. Bill Gates ose siç e quajnë Kill Gates, ka ngritur një qytet në Arizona që do ngrihet me njerëz të mikroçipuar. Natën në botë vendosin antenën e 5G.

Antonio Faucci është njeri i OBSH dhe mendoj se Trump ka për ta larguar shumë shpejt. Trump ka vendosur një anije në Slloveni, do fillojë një operacion fshesë, mund të ketë arrrestime deri në muajin tetor në Ballkan, do bëhen arrestime. S’ka BE, Gjermania është likujduar. Trump po lufton kundër Iluminatit, për dy vjet nuk ka më Kinë, do jenë katër Kina. Unë jam me Trump, me Vëllazërinë e Bardhë. Trump do godasi Iluminatin, Trump është zëdhënës i Vëllazëria e Bardhë, nuk dihet shefi i tyre. Zëdhënës i Iluminatit janë dy njerëz, Soros dhe Kissinger”, ka pretenduar Cako në fjalën e tij.

“Nëse Sulltan brekushja del nesër dhe thotë se s’ka vaksinë me forcë, atëherë unë do i kërkoj falje publikisht. Ai në daljet publike ka thënë se deri në daljen e vaksinës, nuk do mbarojë izolimi”, ka shtuar Cako.

Ju mund të pëlqeni dhe këto