Flower
Flower

Alfred Cako: “IS.I.S pjesë e Illuminatit, deri në 2033 të ndërtohet Shqipëria Etnike”

 

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Alfred Cako ka folur për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, që ka thënë se e ka në dorë Illuminati, që e cilëson si qeveria botërore.

Cako gjithashtu tha se edhe ISIS është pjesë e Illuminatit, ndërsa ka thënë se Rusia ka kërkuar që deri në 2033 të ndërtohet Shqipëria Etnike.

“Angela Merkel u përkulet atyre në gjunjë, Illuminati e vendos ndryshimin e kufijve. Mblidhen pijnë një kafe dhe e vendosin e kështu do bëhet. 33 do jetë numri i vendeve që do hyjnë në BE, deri tani janë 29, do hyjë Turqia e bardhë, do ndahet më dysh Turqia dhe gjithashtu  Ukraina. Putin dhe Trump iu kanë dalë kundër Illuminatit se kërkoi të bëhej luftë dhe ata nuk pranuan… Edhe ISIS pjesë e Illuminatit është… Rusia ka kërkuar që deri në vitin 2033 të mbyllet kapitulli i Ballkanit dhe të ndërtohet Shqipëria Etnike. Vuçiç e Rama s’kanë lidhje me ndryshimin e kufijve”, tha Cako.

Ju mund të pëlqeni dhe këto