“Ai sa kish mbushur të 17-tat”, vjen historia e dashurisë së Brigitte dhe presidentit Macron

Mbrëmjen e sotme është e ftuar në studio Blerta Hyska, e cila ka sjellë librin  “Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat” nga botimet Pegi.

Blerta është përkthyesja e këtij libri, i cili ilustron jetën e zonjës së Parë franceze, Brigitte Macron, gruas së presidentit francez, Emmanuel Macron.

Përmes rrëfimeve dhe analizave, autorja kërkon të kuptojë se si, një grua e borgjezisë së vogël të provincës, e rritur me murgeshat, pati guximin e madh për t’u përballur me familjen e saj dhe moralin popullor për të jetuar një jetë të dytë me një burrë 24 vjet më të ri sesa ajo.

Autorja përpiqet t’u japë përgjigje pyetjeve: Ishte guximi apo pavetëdija që e kishin shtyrë Brigittën të “shkatërronte vatrën e saj” për t’iu futur një aventure çmendurisht të rrezikshme? Ishte vallë Emanueli ai që kishte bërë hapin e parë? Nëse po, si ia kishte dalë t’i mbushte mendjen?

Ju mund të pëlqeni dhe këto