Agron Shehaj: “Masat ekonomike të pamjaftueshme, 60 milionë euro në muaj i gjen qeveria për të paguar rrogat”

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj, ka qenë në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë” sonte. Shehaj është izoluar në Bolzano, Itali, me familjen e tij.

“Unë të gjithë bashkëpunëtorët e mi punojnë nga shtëpia. Nuk i paguaj duke qëndruar në shtëpi pa punë. Unë po organizohem mos të kem asnjë humbje, po kërkoj të përshtatem me realitetin e ri.  Kam gati 1 muaj në Bolzano. Ne pothuajse nuk dalim, shfrytëzojmë në maksimum mundësinë për të blerë online”, ka thënë Shehaj.

“Edhe Shqipëria duhet të bëhet gati për numër më të madh të infektuarish. Këtu nuk ka orare si në Shqipëri. Ne e dimë të gjithë si është situata e sistemit shëndetësor në Shqipëri, mendoj që izolimi është një nga masat e mira të qeverisë në Shqipëri. Masat ekonomike që ka marrë Shqipëria janë të pamjaftueshme, dy masa ka marrë. Mendoj që emergjenca më e madhe, pas asaj ekonomike, është garantimi i pagave në fund të muajit. Mbi gjysma e punonjësve në Shqipëri rrezikojnë të jenë pa pagë në fund të muajit. 100 milion euro i qeverisë shqiptare nuk do ketë asnjë rezultat. Unë mendoj që qeveria mund të garantojë të paktën 60 milionë euro në muaj. 60 milion euro në muaj absolutisht mund të gjenden. Dimë që mbi 250 mijë veta kanë nevojë për një rrogë në fund të muajit”, u shpreh Shehaj.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto